Media e njohur greke “Kathimerni” shkruan se sipas informacioneve që disponon, kryeministri Edi Rama i ka kërkuar Vangjel Tavos që të marrë drejtimin e bashkisë së Himarës për 6 muaj.
Sipas kësaj medie, thuhet se ata janë takuar në një kafe në Tiranë, ku kanë diskutuar lidhur me situatën në Himarë.
Rama thuhet se ka shprehur dëshirën që të zgjidhet ngërçi me Athinën, dhe për 6 muaj drejtimin ta marrë Tavo.
Më pas, nëse Beleri shpallet i pafajshëm, do të marrë mandatin në krye të bashkisë, e nëse shpallet i fajshëm, do të organizohen zgjedhje të reja.