Një javë e paguar plotësisht (fluturim përfshirë) në Zelandën e Re: kjo është ajo që ofron qyteti i Wellington, në këmbim të gatishmërinë për të dhënë një intervistë për punë mes datave 8 dhe 11 maj.
Kështu funksionon plani i hartuar nga ana e Departamentit për Zhvillim Ekonomik të qytetit, së bashku me Agjencinë e Rekrutimit Ndërkombëtar Workhere, Zelanda e Re, për të tërhequr talente të reja, veçanërisht në sektorin dixhital.
Ideja është që të ofrohet një qëndrim i 100 kandidatëve të cilët, në mënyra të ndryshme dhe për arsye të ndryshme, plotësojnë kërkesat e shumë kompanive të hi-tech të krijuara në rajon.
Wellington, në fakt, prej kohësh ka filluar që një program ekonomik që do ta bënte atë “kryeqytetin teknologjik të Paqësorit” duke favorizuar krijimin e startup dhe kompanive të lidhura me teknologjinë dhe që gjatë viteve ka parë lulëzimin e shoqëritë me kushte pune të shkëlqyer. Por, sot atyre u mungojnë punonjësit që do të ishin në gjendje të çonin përpara këto ndërmarrje: në mesin e specialistëve që mungojnë, për shembull, janë zhvillues të Android, arkitekt web dhe JavaScript.
Qyteti ka menduar t’i zgjidhë këto probleme, duke ofruar ekspertët me një CV të përshtatshme.
Për të marrë pjesë duhet të regjistrohesh në faqen përkatëse http://www.wellingtonnz.com/work/looksee-wellington/ dhe të përshkruash aftësitë dhe rolin që kërkon. Profilet do të seleksionohen nga ndërmarrjet që financojnë seleksionimin dhe 100 kandidatë do të ftohen në Wellington për intervistat e punës.
“Wellington – thuhet në faqen e internetit, që ka shpallur nismën – ofron një nga skenat më të gjalla të zhvillimit teknologjik në Paqësor dhe është e pasur me kompani e ide të reja. Por, na duhen persona që të na mundësojnë rritjen. Për këtë arsye, duam të sjellim 100 nga personat më të kualifikuar të planetit, për t’iu ofruar një punë”.