1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kërkoi pagat që ia kishin borxh, Cikalleshi përjashtohet nga skuadra e Konyaspor

Sokol Cikalleshi nuk ka luajtur sot kundër Galasaray sepse drejtuesit e Konyaspor vendosën ta lënë jashtë listës së skuadrës.

Bashkë me sulmuesin shqiptar është lënë jashtë dhe portieri i parë Paul Bernardoni.

Ky vendim erdhi pasi dy lojtarët kërkuan të shlyheshin pagat e prapambetura, sipas mediumit turk “Webaslan”.

Veprim i çuditshëm i klubit që luan në Superligën e Turqisë, pasi Cikalleshi është golashënuesi i sezonit për Konyaspor, ndërsa Berndardoni ka luajtur çdo ndeshje në portë.

Sulmuesi shqiptar ka 8 golat dhe 2 asistime dhe mban vendin e shtatë në renditjen e golashënuesve në elitën e futbollit turk.

Tani pritet si do shkojë e ardhmja e dy lojtarëve në vazhdim, pasi sot u vërejt mungesa e tyre në fushë, ku Konyaspor u mposht nga Galatasaray me rezultat 3-0.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img