Site icon PrishtinaPress

Kërkoi ndihmë për shkak të helmimit, policia e trajton të dyshimtë vdekjen e një deçanasi

Të hënën një person nga fshati Prilep i Deçanit ka ndërruar jetë.

Klankosova raporton se i njëjti ishe duke u trajtuar për helmim që po dyshohet të jetë shkaktuar nga uji në Deçan.

Vdekja është konsideruar si e dyshimtë dhe trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Policia është informuar se në fshatin Prilep-Deçan një person e ka gjendjen e rëndë shëndetësore, pasi ka shkuar në atë lokacion personi i sëmurë me autoambulancë është dërguar në spitalin rajonal në Pejë dhe rreth orës 21:00, nga ekipi mjekësor është konfirmuar vdekja e tij”.

“Me vendim të Prokurorit të shtetit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, tha Rugova.

Ndërsa drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon Berisha, deklaroi se vdekja nuk ka të bëjë me helmimin por me sulm në zemër teksa shtoi se nuk e di nëse viktima ka marrë tretman mjekësor tek qendra mjekësore që udhëheq.

Exit mobile version