4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Kërkohet trajtim i projektligjit për Frytnimin e Asistuar Mjekësor

Mungesa e Ministrit të Shëndetësisë në Konferencën e 20-vjetorit të punës me Frytnim të Asistuar Mjekësor ka bërë që deputetja e Kosovës, ish-kryetare e Komisionit për Shëndetësi, Albena Reshitaj të kritikojë atë dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisëqë nuk ishin të pranishëm duke thënë se ka nevojë për trajtim të projektligjit.

“Ka dështuar dy projektligje për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar. Ka rrezik që dështon për herën e tretë, prandaj ky projektligj ka nevojë për përmirësim në mënyrë që të marrë votat e mjaftueshme të kuvendarëve sepse lë hapësirë për keqpërdorime si është edhe pjesa e nënave surrogate”, ka thënë ajo.

Ndërsa kryetari i Shoqatës së Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovës tha se trajtimi i pacientëve me infertilitet në Kosovë ka qenë dhe mbetet sfidë.

“Vetë fakti që janë 20 vjet të Frytnimit të Asistuar Mjekësor në Kosovë është mjaft”.

Derisa gjinekologu Afrim Muhaxhiri foli për sfidat e arritjes së shtatzënisë së parë me Frynim të Asistuar Mjekësor, por sipas tij tashmë Kosova ka përqindje të lartë të suksesit në këto metoda, por shqetësim mbetet rënia e natalitetit.

“Duhet ta rritim natalitetin, Kosova ka rënie të numrit të lindjeve dhe kjo është shqetësuese për ne si komb”, ka thënë Muhaxhiri.

Kjo konferencë ka sjellë profesionistë nga mbarë bota të cilët po prezantojnë të arriturat e fundit në botë në fushën e trajtimit të infertilitetit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img