0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Kërkohet të vendoset Flamuri i Republikës së Kosovës të rrethi kryesor në Prishtinë

Për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, një iniciativë qytetare ka filluar në drejtim të Komunës së Prishtinës dhe kryetarit Shpend Ahmeti për vendosjen e flamurit të Republikës së Kosovës tek rrethi kryesor në Prishtinë.

Kjo Iniciativë ka filluar nga një grup i madh i të qytetarëve dhe si duket po gjenë mbështetjen edhe të tjerëve.

“Ne duhet t’i njohim dhe respektojmë simbolet shtetërore po aq sa edhe ato kombëtare, andaj kërkojmë vendosjen e flamurit të Republikës së Kosovës tek rrethi kryesor në Prishtinë për rastin e 10-vjetorit te pavarësisë së Kosovës.

Ata shprehen se nuk janë kundër flamurit kombëtar por se për nder të dhjetë vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës kërkojnë që të respektohet flamuri shtetëror.

“Nuk jemi kundër flamurit kuq e zi, i cili ka një simbolikë për gjithë kombin tonë, mirëpo për festen e 17 shkurtit – dhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës nga komuna e Prishtinës dhe kryetari i saj Shpend Ahmeti kërkojmë që të vendoset flamuri i pavarësisë, pra flamuri i Republikës së Kosovës”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img