9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kërkohet suspendimi i profesorit që dyshohet për ngacmim seksual

Studentë të Universitetit të Prishtinës të përkrahur nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) kanë protestuar në oborrin e rektoratit për të kundërshtuar avancimin e profesorit Milaim Sejdini, i cili dyshohet për disa shkelje të rënda disiplinore, përfshirë edhe ngacmim seksual.

Protesta u mbajt kundër profesorit Milaim Sejdini nga Fakulteti i Mjekësisë i cili pritet të avancohet në gradën e profesorit të rregullt.

Blendon Arifi ,student në UP, tha se protesta po mbahet kundër profesorit Milaim Sejdini i cili sipas tij ka ngacmuar seksualisht studenten e Mjekësisë e cila ishte specializante dhe kandidate për doktoraturë në kohën kur ishte ngacmuar seksualisht, raporton EO.
“Ne jemi mbledhur në këtë tubim protestues për të kërkuar suspendimin e profesorit Milaim Sejdini dhe hetimin e thellë për rastin që viteve të fundit janë ngritur ndaj tij. Ai është akuzuar për falsifikim nënshkrimi, për plagjiaturë dhe abuzim seksual, ndërkaq senati i Prishtinës pritet që javën tjeter pritet të shqyrtoj avancimin e tij në profesor të rregullt, ky profesor do përfitoj kontratë të përhershme në Universitet”, tha Arifi.

“Për të gjitha akuzat e përmendura janë ofruar dëshmi të bollshme në organet e ndryshme institucionale si në Universitet ashtu edhe në institucionet e rendit mirëpo institucionet siç bëjnë zakonisht kanë heshtur dhe meqë ato po heshtin sidomos për ngacmim seksual në po flasim me zë të lartë, ne duam të i japim zë viktimave të ngacmimit seksual në Universitet dhe duam të i japim zë luftës kundër seksizmit në shoqërinë tonë”, tha ai.

Arifi ka lexuar një deklaratë të studentes e cila e përshkruan situatën se si kishte ndodhur ky ngacmim seksual ndaj saj.

Donika Hoti, studente në UP, tha se kërkojnë suspendimin e Sejdinit pasi që një profesor i tillë nuk e meriton avansimin në UP.

“Ndaj Milaim Sejdinit janë ngritur tri akuza secila më e tmerrshme se tjetra: për plagjiaturë, për falsifikim dhe për ngacmim seksual ndaj një studenteje specializante”, tha Hoti

Protestuesit kanë kërkuar suspendimin e profesorit deri në përfundimin e hetimeve si dhe hetim të brendshëm për të gjitha akuzat ndaj tij, si për plagjiaturë, falsifikim dhe ngacmim seksual.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img