Site icon PrishtinaPress

Kërkohet shtyrja edhe për 3 vjet e procesit të verifikimit të aplikacioneve të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës

Sot është mbajtur mbledhja e Komisionit për të drejtat e njeriut, barazi gjinore për personat e pagjetur si dhe viktimat e dhunës seksuale.

Gjatë mbledhjes komisioni ka diskutuar lidhur me procesin e verifikimit të aplikacioneve të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës.

Të ftuar kanë qenë përfaqësuesit e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë.

Kryetarja e Komisionit qeveritar, Leonora Selmani, u shpreh se janë mbi 1600 raste të trajtuara edhe 50 të pa trajtuara, ndërsa ka kërkuar që afati të shtyhet për 3 vjet, përcjell IndeksOnline.

Exit mobile version