Site icon PrishtinaPress

Kërkohet shkarkimi i ministrit Murati

Ali Sefaj, zyrtari i ministrisë së Infrastrukturës dhe që ishte anëtar i Këshillit Grevist, ka kërkuar shkarkimin e ministrit të Financave, Hekuran Murati pasi Këshilli i Pavarur Mbikëqyrjes i Shërbimit Civil të Kosovës (KPMShCK) ka vendosur t’ia ndalojë gjysmën e pagës dhe ka obliguar Thesarin e Shtetit që ta ekzekutojë vendimin brenda 15 ditësh.

Një vendim të tillë Sefaj e ka parë si një arsyeje tjetër që Murati të shkarkohet nga pozita që e mban,
“Edhe një arsye më shumë për shkarkim!”, shkroi ai me anë të një postimi në Facebook.

Exit mobile version