Në mbledhjen e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, u shqyrtua dhe u miratua Projektligji për legalizimin e armëve dhe dorëzimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive me 17 amendamente esenciale dhe shumica prej tyre teknike.
Anëtarët e Komisionit kërkuan që në mbledhjen e ardhshme të raportojë shefi i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni në lidhje me uniformat ushtarake serbe që sipas mediave janë shfaqur në veri të Kosovës.