Deputeti i pavarur, Korab Sejdiu, ka kërkuar raport të detajuar nga ministri i Financave, Bedri Hamza për shpenzimet që qeveria ka bërë për 11 vjetorin e pavarësisë.
Ai ka thënë se shpenzimet janë marramendëse dhe e ka quajtur fazën e tij të hulumtimit “Falimentim-Qeveri”, transmeton prishtinapress.eu
Shkrimi i plotë:
Falimentim-Qeveria!
Në kuadër të përgjegjësive si deputet për mbikqyrjen e punës së ekzekutivit dhe shpenzimit të parasë publike, dhe pas raportimeve për shpenzimet marramendëse nga kjo Falimentim-Qeveri gjatë përvjetorit të 11-të të Pavarësisë, sot i dorëzova Ministrit të Financave z. Bedri Hamza këtë kërkesë për qasje në dokument publik dhe informata, përmes së cilës kërkoj ndër të tjera raport të detajuar për të gjitha shpenzimet në fjalë. Shpresojmë në përgjigje nga Ministri brenda afateve ligjore.
#FalimentimQeveria #Korrupsioni #BollMa #TëPaNgopur #ZgjedhjetJanëZgjidhje