-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Kërkohet që presidenti Biden t’i njohin krimet e Serbisë në Kosovë si gjenocid

Organizata jo-qeveritare Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” e ka përshëndetur njohjen zyrtare të krimeve masive të kryera ndaj popullit armen nga Perandoria Osmane si gjenocid nga presidenti i SHBA’së, Joe Biden, para më se një shekulli, derisa i ka bërë thirrje të parit të Shteteve të Bashkuara t’i njeh me të njëjtin status krimet e kryera nga forcat serbe në Kosovë.

Kjo organizatë thirrjen e ka bërë nëpërmjet një komunikate lëshuar në faqen zyrtare të tyre, teksa ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që t’i shtojnë përpjekjet që të njihen si gjenocid krimet e kryera në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

“Kërkojmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe personalisht nga presidenti J. Biden që të njohë zyrtarisht cilësimin e asaj që ka ndodhur në Kosovë si krim i gjenocidit!

“Ftojmë institucionet e Kosovës që të veprojnë në përputhje me rezolutën e Kuvendit të Kosovës lidhur me krimin e gjenocidit dhe të intensifikojë angazhimet në fushën diplomatike që gjenocidi i kryer në Kosovë të njihet botërisht”, thuhet në komunikatën e tyre.

“Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” përshëndet qëndrimin e presidentit amerikan, Joe Biden që të njohë zyrtarisht gjenocidin e kryer para 106 vjetësh nga Perandoria Osmane kundër popullit armen”.

Presidenti Biden njohu vrasjet masive të armenëve të kryera para më se një shekulli më parë nga Perandoria Osmane si gjenocid.

“Çdo vit në këtë ditë, ne kujtojmë jetët e të gjithë atyre që vdiqën në gjenocidin Armen të epokës Osmane dhe kërkojmë që të parandalojmë një mizori të tillë që të mos ndodhë më kurrë”, deklaroi Biden në një deklaratë të lëshuar në nder të 106 vjetorit të fushatës brutale nga ish-Perandoria Osmane që vrau 1.5 milion njerëz.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img