3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kërkohet paraburgim për Tush Frrokun, të dyshuarin për vrasjen në Klinë

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Tush Frrokut, të dyshuar për vrasjen e dhëndrit të tij, Anton Prela, më 7 gusht.

Këtë për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi.

Ai tha se seanca e procedurës paraprake pritet të mbahet sot.

“Është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, prokurori i shtetit ka dorëzuar kërkesën në departmentin për krime të rënda. Njëkohësisht, gjatë ditës së sotme do të mbahet seanca e procedurës paraprake, do të shqyrtohet kërkesa e prokurorit të shtetit që t’i caktohet masa e paraburgimit personit të pandehur, Tush Frrokaj”, tha Nikçi për Express.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img