5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që u kap me mbi 59 kilogramë drogë në Skenderaj

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur se ka bërë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personit që u kap dje me mbi 59 kilogramë marihuanë.

“ Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër të dyshuarit E.A., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar narkotikeve substancave psikotrope apo analoge“ nga neni 267 paragrafi 1 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 pika 1.9 të KPRK-së.”

Seanca për caktimin e paraburgimit për të ndaluarin E.A., mbahet sot para gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari E.A., prej datës të pacaktuar e deri me datë 15.08.2023 në fshatin Vajnikë – komuna e Skenderajt, në shtëpi dhe objektet përcjellëse, me qëllim shitje apo shpërndarje, pa autorizim ka poseduar substanca narkotike të llojit marihuanë, me peshë të tërësishme prej 59 kilogramë e 973 gramë. Seanca për caktimin e paraburgimit për të ndaluarin E.A., mbahet ditën e sotme (e mërkurë) para gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.”

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img