1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Kërkohet paraburgim për pesë të dyshuarit që u arrestuan për fajde dje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë, caktimin e masës së paraurgimit ndaj pesë të dyshuarve që u arrestuan nën dyshimin për fajde gjatë aksionit të realizuar të martën.

Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për medie nga kjo Prokurori.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore disa mujore dhe pas sigurimit të provave të nevojshme, duke zbatuar edhe masat e fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, pas hartimit të planit operativ me DRP-Gjakovë dhe me asistimin e dy drejtorive Rajonale të Policisë Prizren dhe Pejë, sipas urdhëresës së Gjykatës Themelore në Gjakovë departamenti për krime të rënda, është realizuar kontrolli dhe bastisja në shtëpitë dhe objektet tjera përcjellëse ndaj 7 të pandehurve duke përfshirë 10 lokacione të ndryshme në Gjakovë, në të cilin aksion kanë marrë pjesë rreth 90 zyrtarë policorë”, thuhet në njoftim.

Sipas prokurorisë, gjatë bastisjes janë gjetur ne cilësi të provave materiale dhe sendeve të dyshuara, dhe janë sekuestruar gjashtëmbëdhjetë (16) vetura, dy (2) motoçikleta, 5 (pesë) armë të llojeve të ndryshme, USB-ja, telefona, dokumente, kontrata, regjistra, para dhe prova tjera, ku dyshohet se janë të përfituara me kryerjen e veprës penale të fajdesë.

“Pas përfundimit të aksionit janë arrestuar pesë (5) persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të “Fajdesë” nga neni 331, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa dy persona të tjerë gjenden në arrati dhe të njëjtin janë në kërkim policer”, thuhet tutje.

Bëhet e ditur se gjatë ditës së sotme pritet të mbahet seanca dëgjimore në lidhje me kërkesën e prokurorisë./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img