-2 C
Pristina
Wednesday, January 15, 2025

Buy now

spot_img

Kërkohet paraburgim për dorasin që e theri më thikë vitin e kaluar një person në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan, i ka kërkuar Gjykatës Themelore caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit E.H., pasi i njëjti dyshohet për “vrasje në tentativë”.

Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi se i pandehuri E.H., më 13 nëntor të vitit të kaluar, në Gjilan, ka tentuar ta privojë nga jeta L.H, pas një mosmarrëveshje verbale duke e goditur me thikë.

“Sipas kërkesës ekziston dyshimi i bazuar se më datën 13 nëntor 2024, në Gjilan, i pandehuri E.H., ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin L.H., në atë mënyrë që për shkak të mosmarrëveshjeve paraprake verbale, me thikë e godet të dëmtuarin një herë në pjesën e shpatullës së majtë, ku pasi ndërhyjnë dëshmitarët dhe e largojnë i njëjti ikën nga vendi i ngjarjes”.

“Ndërsa, i dëmtuari  si pasojë  e plagës së marrë fillimisht dërgohet në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan, pastaj për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore transferohet në QKUK”, thuhet në njoftimin e prokurorisë, transmeton Klankosova.tv.

Bëhet e ditur se i pandehuri E.H., që nga koha e kryerjes së veprës penale ka qenë në arrati.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img