Prokurori i Shtetit ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj zyrtarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për të cilin dyshohet se ka ndihmuar me dokumentacion një person i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli për vepra penale të narkotikëve.
Personi në fjalë ka qenë duke punuar në zyrat e Agjencisë për Regjistrim Civil (ARC), në cilësinë e zyrtarit administrativ pranë kësaj Agjencie.
“Lidhur me ndalimin e djeshëm te zyrtarit të ARC-së për Keqpërdorim të pozitës apo autoritet zyrtar dhe falsifikimit të dokumentit zyrtar, Prokurori i Shtetit ka kërkuar masën e paraburgimit, në gjykatën kompetente”, ka thënë për klankosova.tv, zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj.