Site icon PrishtinaPress

Kërkohet ndihmë urgjente për shërimin e minatorit të Trepçës Petrit Bajrami, i duhen 100 mijë euro për trajtim në Turqi

Petrit Bajrami nga Mitrovica i lindur në vitin 1983.Petriti si i ri e kishte humbur babain në fillim të luftës në vitin 1998 nga granata e cila është hedhur në tregun e mitrovicës nga forcat serbe.

Ai është i martuar jeton me nënën, gruan dhe 3 femijë, ndërsa në dy vitet e fundit ishte duke u kujdesur edhe për fëmijët e vëllaut që mbetën jetim nga vdekja e kunatës.

Me 07.06.2023, Petriti është sëmurë derisa ishte duke punuar në minjerën e Stantërgut, menjëherë është dërguar në emergjencë në gjendje të rëndë shëndetësore, tani është diagnostifikuar me sëmundjen e Leokimisë Akute.

Sipas rekomandimeve dhe diagnozave të mjekëve të Klinikës Universitare të Kosovës Petriti duhet urgjentisht t’i nënshtrohet Transplantit të Palcës Kurrizore jashtë vendit.

Shërimi i Petritit nuk mund të bëhet në Kosovë, si opsion është shteti i Turqisë në spitalin MEDICALPARK në Stamboll. Në bazë të profakturës kostoja e shërimit të Petritit sillet mbi 100,000.Euro.

Exit mobile version