9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kërkohet ndihma e KFOR-it për shuarjen e zjarreve në “Sharr”

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit (AMM) ka kërkuar ndihmën e KFOR-it për të intervenuar në zjarret që kanë shpërthyer në Parkun Kombëtar “Sharri”.

Sipas njoftimit të lëshuar, përfaqësuesit e KFOR-it janë duke monitoruar situatën dhe analizuar mundësitë për ndërhyrje.

AMM raportoi se zjarri vazhdon të përhapet drejt fshatit turistik të Prevallës dhe ka prekur edhe zonën strikte të natyrës “Maja e Arnenit”.

Për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tij, janë angazhuar mbi 20 zjarrfikës nga brigada e zjarrfikësve të Prizrenit, një ekip i Policisë së Kosovës nga stacioni i Prizrenit, si dhe disa vullnetarë.

Po ashtu, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë në terren për të vlerësuar situatën dhe për të ndërmarrë masa të nevojshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img