1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kërkohet lirimi nga paraburgimi i ”Gipës” së KEK-ut që u arrestua për korrupcion

Mbrojtja e drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqit ka kërkuar nga Gjykata e Apelit anulimin e vendimit të shkallës së parë të gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj klientit të saj.

Këtë e ka konfirmuar, avokati i Krasniqit, Taulant Ferizi.

“Kemi ushtru ankesë në Gjykatën e Apelit.Gjykata e Apelit brenda disa ditësh duhet me vendos për ligjshmërinë dhe nëse janë plotësuar kushtet për caktimin e masës së paraburgimit për Nagip Krasniqi. Ne jemi ankuar për të gjitha bazat e mundshme të cilat i ka përcaktuar Kodi i Procedurës Penale dhe presim një verdikt sa më të drejtë dhe në favor të klientit”, tha avokati Ferizi

Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, u arrestua javën e kaluar nën dyshimin për kryerjen e tri veprave penale, ’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ , dhe ‘’Konflikti i interesit’’./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img