Site icon PrishtinaPress

Kërkohet krijimi i policisë së kryeqytetit pas tragjedisë në Bon Vivant

Shkrepjet e armëve që çuan në vdekjen e një personi dhe plagosjen e disa personave në qendrën e kryeqytetit të premten mbrëma, bëri që kreu i Prishtinës ta nis të shtunën me një takim urgjent.

Kryetari Përparim Rama, bashkë me drejtorin për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica ftuan në takim drejtorin e policisë rajonale të Prishtinës, Basri Shabanin me qëllimin kryesor, krijimin sa më parë të policisë për prishtinasit.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica, bëri me dije se në bazë të ligjit për kryeqytetin, Policia e Kosovës është e obliguar t’i fillojë procedurat për krijimin e këtij institucioni.

Se sa do të zgjas ky proces derisa Prishtina të bëhet me polici të saj nuk dihet nga komunarët, megjithatë diçka është nisur, ajo e bërjes së strukturës organizative për policinë e kryeqytetit.

Qytetarët duan që kjo të ndodhë sa më shpejtë, teksa shprehën të shqetësuar  nga ajo se çfarë ngjau mbrëmë.

Për rritjen dhe kontrollin e sigurisë nga pushteti lokalë thonë se janë në fazën përfundimtare për hapjen e tenderit lidhur me instalimin e kamerave në rrugët e Prishtinës.

Exit mobile version