1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kërkohet dorëheqja e Nagavcit pas rezultateve në PISA

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka reaguar pasi Kosova ka dështuar sërish në testin PISA.

Ai tha se rezultatet janë shqetësuese dhe se ministrja duhet dorëhequr.

“Renditja e Kosovës në fund të listës për testin PISA, është shqetësuese për shoqërinë kosovare. Dorëheqja e Ministres Nagavci është më e pakta që mund të veprohet”, shkroi ai.

Ndryshe, Ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci për këtë ia la fajin pandemisë. Siç tha ajo rezultatet kanë qenë të pritshme.

“Rezultatet të cilat janë bërë publike kanë qenë të pritshme, duke marrë parasysh që e kemi pasur një situatë pas pandemisë, ku mësimi është zhvilluar me probleme. Kjo ka qenë e pritshme. Këtu e shtojmë që pandemia ka sjell sfida të tjera të mësimdhënësit e nxënësit për shkak të mungesës së kushteve”, tha ajo në konferencën për media.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img