0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Kërkohet dorëheqja e menjëhershme e Josep Borrell

Lëvizja Demokracia në Evropë 2025, e njohur ndryshe si DiEM25, e që është një lëvizje pan-evropiane dhe që mendon se Bashkimi Evropian mund të mbijetojë vetëm nëse transformohet rrënjësisht, së fundmi përmes një peticioni ka kërkuar shkarkimin e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell.

Arsyeja se pse kjo Lëvizje po kërkon shkarkimin e kryediplomatit evropian, Borrell, është për shkak të një fjalimi të këtij të fundit në inaugurimin e programit pilot të Akademisë Diplomatike Evropiane të drejtuar nga Federica Mogherini.

Problemi sipas Lëvizjes qëndron në atë se si Borrell, pjesën tjetër të botës, e sheh si “xhungël”.

Sipas tyre Borrell, duke e portretizuar Evropën “si një kopësht i ndërtuar nga evropianët” dhe pjesën tjetër të botës, pra atë jashtë Evropës “si një xhungël e cila ka për qëllim pushtimin e kopshtit”, pra Evropës, ka shpërfaqur mentalitetin e tmerrshëm “racist dhe kolonial” të zyrtarëve të lartë të cilët po e drejtojnë Unionin.

“Kopshtarët duhet të kujdesen për të, por nuk do ta mbrojnë kopshtin duke ndërtuar mure. Një kopsht i bukur i vogël i rrethuar me mure të larta për të parandaluar hyrjen e xhunglës nuk do të jetë zgjidhje. Sepse xhungla ka një kapacitet të fortë rritjeje dhe muri nuk do të jetë kurrë mjaftueshëm i lartë për të mbrojtur kopshtin”, thuhet të ketë thënë Borrell në një ngjarje publike me gjeneratën e ardhshëm të diplomatëve të BE-së, e të cilën Lëvizja po e konteston.

“Kjo analogji e supozuar duhet të jetë e papranueshme, pavarësisht nga konteksti. Duke e quajtur shumicën e pjesës tjetër të botës ‘një xhungël’, Borrell ka degraduar miliarda njerëz të cilët jetojnë në një pjesë të botës të pazhvilluara si rezultat i drejtpërdrejtë i trashëgimisë koloniale të Evropës, dhe ka treguar se, larg nga dëshira për të shlyer këtë padrejtësi të pamasë , prioriteti i tij kryesor është përjetësimi i tij”, thuhet në komunikatën për media e lëshuar nga kjo lëvizjes.

Prandaj sjellja e Borrellit, sipas DiEM25, thënë thjeshtë, është e papërshtatshme për zyrën që ai mban.

“Ne kërkojmë dorëheqjen e tij të menjëhershme”, përfundon komunikata.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img