Site icon PrishtinaPress

Kërkohet digjitalizimi i recetave mjekësore, shkak shkrimi i palexueshëm i mjekëve

Qytetarët, por edhe vet farmacistët hasin në probleme sa i përket leximit të recetave mjekësore. Andaj nga profesionistët shëndetësorë po kërkohet digjitalizimi i tyre, pasi që ata e vuajnë më së shumti janë vet pacientët.

Nga xhepi nxori recetën që ia ka dhënë mjeku.

Por se çfarë shkruan në të, nuk e di.

Këso raste jo rrallë herë ju ndodhin qytetarëve.

Kjo për shkak se nuk arrijnë të lexojnë shkrimin e mjekut.

“Ka problem se ka mjek që nuk është kompetent mirëpo unë nuk shkoj te ata më në vizitë, unë e zgjedhi shumë mjekun”, shprehet qytetari Gustin Berisha.

Edhe vet farmacistët jo rrallë herë hasin në receta të palexueshme.

Andaj këto përshkrime kthejnë pas për verifikim.

“Na i kthejmë kur është e pakuptueshme ose kur nuk jemi të sigurt na e kthejmë si recetë për me u verifiku edhe njëherë tek specialisti përkatës i fushës”, thotë farmacisti Astrit Emërllahu.
Andaj kalimin në receta digjitale, Emërllahu e sheh të nevojshëm.

Kalimi është më se i nevojshëm në receta digjitale për shkak se shumë shpesh vijnë receta që vijnë të palexueshme e të pakuptueshme edhe që në fund halli është te pacienti pasi që gabimi mundet me ndodhë për të për shkak se te na mbulohet, te mjekët mbulohet, po pacienti e vun në fund krejt.

Madje mungesa e digjitalizimit, sipas Shoqatës së Pacientëve, kjo lë hapësirë për keqpërdorim.

“Mungesa e digjitalizimit të sistemit shëndetësor e dëmton pacientin edhe në aspektin shëndetësor edhe buxhetor. Gjithashtu edhe le hapësirë për keqpërdorim si nga ana e mjekut ashtu edhe farmacistit. Është fakt se shkrimi i dorës jo gjithmonë është i lexueshëm dhe studimet thonë se për shkak të shkrimit të keq pacientët dëmtohen”, thuhet nga kjo shoqatë.

Për shkrimin e recetave mjekësore, farmacistët janë ankuar edhe përmes rrjeteve sociale./teve1

Exit mobile version