0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Kërkohet anulimi i vendimit për zgjedhjen e Agim Ademit kryetar i FFK-së

Delegatë të Kuvendit të Federatës së Futbollit të Kosovës nga regjionet e Prishtinës, Mitrovicë dhe Ferizajt kanë dërguar kërkesë në Komisionin Disiplinor pranë FFK-së për anulimin e vendimit për emërimin e Agim Ademit në krye të FFK-së.

Sipas kërkesës së parashtruar nga delegatët, kërkesa është bërë pasi delegatët konsiderojnë se vendimi është kundër statutit të FFK-së dhe Agim Ademi është duke e mbajtur këtë post në kundërshtim me këtë statut.

E njëjta shkresë nga delegatët i është dorëzuar edhe sekretarit të FFK-së, Eroll Sallihu, derisa pritet që e njëjta shkresë t’i dërgohet edhe shtëpisë me të madhe të futbollit evropian UEFA dhe institucioneve të drejtësisë.

Bazuar në dokumentet që Agjencia e Lajmeve FaktePlus ka siguruar nga Federata e Futbollit të Kosovës, delegatë të FFK-së me datë 17.06.2019 kanë protokolluar kërkesën në FFK, përkatësisht Komisionit Disiplinor për anulim të vendimit për zgjedhjen e Agim Ademit kryetar i FFK-së me mandat 4 vjeçar dhe kërkojnë shpalljen e zgjedhjeve të reja. Sipas Statuti te FFK-së Agim Ademi ka mundur te zgjidhet vetem per mandatin e mbetur te Fadil Vokrrit por asesi per mandat 4 vjeçar.

Ju rikujtojmë se Agim Ademi ka konkurruar për kryetar të FFK-së, derisa është në proces gjyqësor si i akuzuar për mashtrim, ku vërdikti i këtij rasti pritet të shpallet këto ditë.

Mandati i Agim Ademit është diskutuar edhe në një Debat në TV te Ermal Panduri ku Agim Ademi ishte ne panel me analistë.

Problemet qe u shfaqen nga klubet për parregullsi në ndarje të mjeteve financiare, në ndarje të drejtësisë, në vendime të Komisioneve të FFK-së, largimi i Gramoz Vokrrit nga FFK-ja, dhe mashtrimi për mandatin e Agim Ademit ka zgjuar pakënaqësi tek klubet.

“Pakënaqësi tona për mënyrën e udhëheqjës se FFK-së pas vdekjes se Fadil Vokrrit i kemi heshtur, për shkak të suksesit të Kombëtares. Prandaj në mënyrë legjitime me dokumentacion dhe argumente kemi bërë kërkesën për mandatin e Agim Ademit, sepse në emër të kombëtares së Kosovës, sukseseve të saj që janë vizion i Fadil Vokrrit, nuk mundet me vjedh mandatin Agim Ademi”, deklaron njeri nga delegatët nënshkrues, i cili nuk dëshi t’iu përmendet emri.

Sipas statutit të FFK-së nenit 33, Komiteti Ekzekutiv ka 13 (trembëdhjetë) anëtar dhe përbëhet prej; Kryetarit, tre nënkryetarëve (njëri nga ata të jetë nga minoritetet), dhe nëntë anëtarët e saj.

Rastin kur një vend në Komitetin Ekzekutiv mbetet i zbrazët e rregullon neni 33 par. 4 i Statutit të FFK-së e që përcakton se;

“Nëse zbrazet një vend në KE, Kuvendi e zgjedh zëvendësuesin, për pjesën e mbetur të mandatit”.

Në praktikat e deritanishme është vepruar në respektim të statutit të FFK-së për anëtarët që kanë përfunduar mandatet e tyre para kohe është bërë zëvendësimi i tyre për mandatin e mbetur.

Kjo ka ndodhur në disa raste, si shembull: Pas vdekjes së Agim Malokut, anëtarë i Komitetit Ekzekutiv është bërë Mirsat Çollaku për mandatin e mbetur. Pas dorëheqjes se Murat Hoxhes anëtarë i KE-së është bërë Bekim Rexhepi për mandatin e mbetur. Pas dorëheqjes se nënkryetarit Bekim Haxhiu, është bërë zëvendësimi nga Agim Dibrani për mandatin e mbetur. Pas vdekjes se Fadil Vokrrit është bërë zëvendësimi nga Agim Ademi, ndërsa vendin e Agim Ademit nënkryetar i FFK-së është bërë Bakir Burri, mandati i të cilëve është deri me 15.01.2020, sepse kryetari dhe Komiteti Ekzekutiv i FFK-së janë zgjedhur në zgjedhjet e fundit te rregullta të mbajtura me 15.01.2016 pasi që me parë janë mbajtur zgjedhjet në te gjitha Regjionet, janë zgjedhur delegatët, kryetarët e regjioneve dhe anëtarët e KE që vijnë nga regjionet.

“FFK-së nuk i duhet kryetar me mandat të kontestuar, mandati duhet të fitohet me besim dhe votë në proces te rregullt zgjedhor, ku për të ardhmen e Federatës se Futbollit të Kosovës vendosin delegatët e rinj të dalë nga procesi zgjedhor, e jo ata me mbi 70 vjet që sipas statutit as anëtarë të FFK-së nuk mund të jenë e lerë më të vendosin se kush do të jetë kryetar apo anëtar i Komitetit Ekzekutiv”, thekson një tjetër delegat nënshkrues i kërkesës për rishikim të mandatit të Agim Ademit.

Kërkesa për anulim të vendimit për zgjedhjen e Agim Ademit kryetar me mandat 4 vjeçar dhe për shpallje të zgjedhjeve të rregullta është dorëzuar në FFK, presim përgjigje në përputhje me Statutin e FFK-së, është mirë qe tani jemi pjesë e FIFA-së dhe UEFA-së, lënda mund te shkojë edhe në organet e tyre për shqyrtim, ngase askush nuk mund të vjedh mandatin sepse UEFA dhe FIFA monitorojnë respektimin e normave juridike statutare, fair playin, transparencën dhe zgjedhjet demokratike brenda shtëpisë së futbollit.

“Kërkesa e jonë për Federatën e Futbollit është e qartë:

Anulim i vendimit të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të FFK-së të datës 06/07/2018, për zgjedhjen e Agim Ademit kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës me mandat 4 vjeçar.

Nxjerrjen e vendimit për organizimin e zgjedhjeve të reja në përputhje me statutin e FFK-së”, theksojnë delegatët nënshkrues të kërkesës.

Teksti i plotë i kërkeses;

  1. Aprovimin e kërkesës sonë plotësisht si të bazuar ligjërisht,
  2. Shkarkimin e menjëhershëm të Kryetarit të FFK-së Agim Ademi i cili është zgjedhur në mënyrë të kundërligjshme, anti statutare dhe se edhe tani e tutje vazhdon të funksionojë në mënyrë të tillë.
  3. Anulim të vendimit të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të FFK-së të datës 06/07/2018, për zgjedhjen e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës z. Agim Ademi .
  4. Nxjerrjen e vendimit për organizimin e zgjedhjeve të reja për zgjedhjen e kryetarit të FFK-së në përputhje me statutin e FFK-së.
  5. Kompensimin e dëmit të shkaktuar dhe paraqitje për ndjekje penale për veprimet inkriminuese.
  6. Mbulimin e shpenzimeve të kësaj procedure e të gjith brenda afatit prej 15 ditësh pas plotëfuqishmërisë së kasaj procedure.

Delegatët e FFK-së të poshtënënshkruar të cilët e vërtetojnë me nënshkrimet e tyre

 

Agjencia e Lajmeve FaktePlus, ka dërguar pyetje në Federatën e Futbollit të Kosovës, por nuk kanë kthyer përgjigje. /FaktePlus 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img