Policia e Shqipërisë e ka arrestuar një 56-vjeçar nga Kosova në pikën kufitare në Morinë, për të cilin kishte fletarrest ndërkombëtar.
Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet e Shqipërisë. Siç merr vesh Insajderi nga burime të veta, personi i arrestuar nga autoritetet shqiptare është Milam Tolaj.
“Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Bernit, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Zvicrës, shtetasi kosovar, i kërkuar ndërkombëtarisht M. T., 56 vjeç, rezident në Tiranë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.
Sipas policisë shqiptare, 56-vjeçarit iu është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” nga autoritetet gjyqësore për veprat penale “mashtrim, “falsifikim i dokumenteve të duhëtimit” dhe “pastrim i parave”. /Insajderi.org/