Site icon PrishtinaPress

“Kërkimi i të pagjeturve”, Hoti: Gërmimet u realizuan sot në Pejë, do të vazhdojnë për një javë

Andin Hoti, Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për të Zhdukurit ka bërë të ditur se sot janë realizuar gërmime në Pejë për gjetjen e mbetjeve mortore të të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë.

Hoti ka bërë të ditur se ky është gërmimi i nëntë për këtë vit dhe do të vazhdojë afro për një javë.

“Para tre javësh në anën veriore janë bërë gërmimet, ishte gërmimi i 8-të, kemi hasë në eshtrat e tre personave. Merren ato eshtra dërgohen në IML, verifikohen a janë të luftës, pastaj dërgohen ato mostra në Hagë, i kemi dërguar, presim përgjigje. E 9-ta ka filluar sot, në territor të Pejës, do të jenë një javë atje, nuk kemi ndonjë pengesë që na ndal”, ka thënë Hoti në emisionin “FIVE”.

Ai ka thënë se gërmimet më së shpeshti bëhen në kohë të verës për shkak të kushteve atmosferike.

Exit mobile version