7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Kërkesat e Policisë/ Kryetari Zeqiri: Jemi Policia e vetme në botë që është pa sigurimin shëndetësor dhe jetësor, nëse nuk plotësohen kërkesat mund të ketë fluks të madh të dorëheqjeve në Polici

Policia e Kosovës përmes Sindikatës së Policisë vazhdimisht ka shprehur paknaqësi lidhur me kushtet e punës dhe mosplotësimin e kërkesave të tyre.

Lidhur me këtë temë në një intervistë për Prishtinapress ka folur kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ku ka thënë se janë duke pritur për një takim tjetër me Ministrin e punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Kërkesat tona ne i kemi dorëzuar tek ministri Sveçla në takimin e fundit, dhe ka mbetur që këto kërkesa të diskutohen në takimin e ardhshëm, dhe të vendosim prioritetet se cila mund të kryhet në një kohë më të shkurtër e cilat do të mbesin për më vonë”, ka thënë Zeqiri.

Kryetari Zeqiri tutje ka thënë se ligji për pensionimin dhe sigurimi shëndetësor dhe jetësor, janë disa ndër kërkesat më të nevojshme për Policinë e Kosovës.

“Të gjitha kërkesat i kanë prioritetet e veta, të nevojshme janë të gjitha, mirëpo ne si prioritet që mund të themi si kërkesë që është përsëritur ndoshta më shumë se 10 vite është ligji për pensionimin në moshën 55 vjeçarë, sepse ky ligj i ka benefitet e shumta. Policia e Kosovës aktualisht e ka arritur moshën mesatare të vjetërsis rreth 47 vite, mandej zyrtarët policor pas pensionimit janë pa pension sepse marrin vetëm 100 euro pension si gjdo qytetarë tjetër, do të thotë pa e llogaritur se ka qenë punëtor i një institutucioni mjaft të ndjeshëm siç është Policia e Kosovës, dhe nuk e kemi asnjë polici në rajon që punojnë deri në moshën 60 vjeçare”.

“E kemi policinë e vetme në botë që është pa sigurimin shëndetësor dhe jetësor, duke i pasur parasysh sakrificat e policisë, puna që bëhet me sfidat që ndodhin brenda institucionit, unë mendoj që jemi i vetmi institucion që gjatë kryerjes së detyrës e rrezikojmë shëndetin dhe jetën seriozisht”, ka thënë ai.

Zeqiri ka folur edhe për dorëheqjet në Policinë e Kosovës, ku ka treguar se gjatë vitit të kaluar kanë qenë diku rreth 100 dorëheqje vullnetare.

“Në vitin e kaluar kemi pasur rreth 100 dorëheqje vullnetare, dhe shumica e tyre kanë qenë për shkak të paknaqësive për kushte dhe mirëqenie, po ashtu këtë vite kemi rreth 10 dorëheqje, që nëse e masim me atë të kaluarën do të thotë nuk kemi tani për tani ndonjë fluks të dorëheqjeve nëse e lidhim punën me liberalizimin e vizave dhe që po shihet lëvizja e qytetarëve, tek Policia ende nuk ka ndodhur por unë dyshoj se nëse nuk përmiresohen kushtet në Policinë e Kosovës dyshoj se do ta kemi një fluks të dorëheqjeve që do të jetë për neve skandaloze përshkak se do të dobësohej si institucion i sigurisë, prandaj po bëj thirrje edhe njëherë që ta ruajmë këtë strukturë të policisë sepse jemi në nivelin profesional jashtëzakonisht të lartë që mund të krahasohemi edhe me vendet më të zhvilluara në botë, prandaj edhe duhet që edhe vetë Qeveria ta ketë parasysh këtë çeshtje që t’i mbajmë ata njerëz që i kemi trajnuar dhe kanë arritur në atë shkallën e lartë profesionale”, ka thënë kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri.

Takimi i fundit mes Sindikatës së Policisë dhe Qeverisë, është mbajtur në dhjetor të vitit të kaluar, ku janë prezantuar 14 kërkesat e Policisë./Prishtinapress

Video nga intervista:

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img