Kompanitë që operojnë sektorin e energjisë në Kosovë kanë bërë kërkesë për rritjen e çmimit të tarifave të energjisë.
Ato i kanë dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë.
Ndaj këtij lajmi ka reaguar gazetari dhe analisti, Lirim Mehmetaj.
Mehmetaj me sarkazëm ka shkruar në Facebook, ”Prisni aksion eventual në Veri se qenka njoftu rritje e çmimit të rrymës për 35%. Xhelal Sveçla del e çkyen noj poster të Vuçiç-it tash”, ka shkruar ai.