2.2 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Kërkesa për hetime ndërkombëtare u bë katër ditë para publikimit të Raportit të Autopsisë së Deharit

Përfshirjen e hetuesve britanikë në zbulimin e vdekjes së Astrit Deharit e kishin kërkuar ende pa dalë Raporti i Autopsisë. Kështu, Ministria e Drejtësisë dhe Kryeprokurori i Shtetit kishin protokoluar kërkesën në Ambasadën e Britanisë më 14 nëntor derisa rezultatet e obduksionit të Astrit Deharit ishin publikuar më 18 nëntor. Në këtë situatë, Vetëvendosje po kërkon që Familja Dehari të caktojë hetuesit e jo Shteti i Kosovës.

Dhurata Hoxha e Aleksander Lumezi kishin drejtuar një kërkesë në drejtim të Ambasadës Britanike në Prishtinë për përfshirjen e hetuesve ndërkombëtar për zbulimin e vdekjes së Astrit Deharit.
Në emër të Kryeprokurorit të Shtetit dhe Ministrisë së Drejtësisë, Lumezi e Hoxha u kishin kërkuar ndihmë britanikëve katër ditë para se të publikohej Raporti i Autopsisë së trupit të Astrit Deharit.
Kërkesa ishte protokolluar më 14 nëntor 2016 derisa raporti i Autopsisë ishte publikuar më 18 nëntor.
“…..edhe pse të gjeturat e hetimit të tanishëm pritet të bëhen të ditura gjatë ditëve në vijim, çfarëdo hetimi që do të kryhej nga Skotland Jard, nuk duhet të pengohet apo kufizohet nga këto të gjetura”, thuhej në letrën që Hoxha ia ka dërguar ambasadorit britanik në Kosovë”, thuhej të kërkesën drejtuar britanikëve.
Ndërkohë, Vetëvendosje, përmes Xhelal Sveçlës ka kërkuar që Familja Dehari të vendosë për hetuesit e jo Shteti i Kosovës.
Astrit Dehari kishte ndërruar jetë gjatë transportimit prej paraburgimit për në Spitalin e Prizrenit ku ishte duke u mbajtur si i dyshuar për sulm terrorist ndaj Parlamentit. Rezultatet e autopsisë të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë kanë konstatuar se Dehari kishte vdekur nga lëndimet e vetshkaktuara. Kryeprokurori i Prizrenit ka konstatuar se anëtari i Vetëvendosjes bëri vetëvrasje, por, ende nuk janë sqaruar motivet. Askush s’është arrestuar apo akuzuar se ka shtyrë Deharin në vetëvrasje.
Lëvizja Vetëvendosje ka kontestuar gjetjet e Mjekësisë Ligjore dhe kanë dhënë versionin e tyre. Kanë thënë se Astrit Dehari është vrarë duke drejtuar gishtin kah Shteti. As Vetëvendosje s’ka përmendur emra konkret se kush qëndron pas vdekjes së Deharit. Përmes vdekjes së Deharit, Partia e Visar Ymerit ka kërkuar rrëzimin e Qeverisë dhe dorëheqjen e udhëheqësve shtetëror.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img