2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

“Kërkesa për ekstradimin e Haradinajt nuk ka mbërri në Gjykatë” (Video)

Avokati i Ramush Haradinajt në edicionin e lajmeve “21 LIVE News”  të RTV21 ka thënë se ende nuk ka asgjë zyrtare për ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi nga ana e autoriteteve franceze, shkruan rtv21.tv

Koci ka thënë se deri në këto momente, dokumentet për ekstradimin e Haradinajt në Serbi nuk kanë mbërritur në Gjykatën franceze.

Avokati Koci po ashtu tha se ne vet jemi fajtorë për ndalimin e Haradinajt nga autoritete franceze pasi që ai është ndaluar me një fletarrest të lëshuar nga Serbia për akuza të vitin 2004 për të cilat Haradinaj njëherë është shpallur i pafajshëm dhe kësisoji është dashur që të kërkohet që Haradinajt të heket nga këto fletarrestime.

Koci po ashtu tha se është e pamundur të gjenden prova të reja për ta akuzuar Haradinajn dhe duke marrë këtë parasysh ai tha se pret që Haradinaj të kthehet shumë shpejt në Kosovë.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img