Site icon PrishtinaPress

Kërkesa e Vetëvendosjes dërguar në Gjykatën Kushtetuese (Dokument)

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje një ditë më parë i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për interpretim të dekretit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit për mandatarin Avdullah Hotin.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci një ditë më parë tha se presidenti i vendit ka bërë presion të vazhdueshëm ndaj LVV-së, kurse me dekretimin e Avdullah Hotit për kryeministër, partia e saj vlerëson se Thaçi ka shkelur me paramendim Kushtetutën e vendit.

Ajo tha se ky vendim është marrë duke anashkaluar Nenin 82 të Kushtetutës së Kosovës.

“Ajo që bihet në sy me këtë dekret është se presidenti e ka anashkaluar tërësisht Nenin 82 duke u thirrur vetëm në nenin 95.

Ndryshe, 29 deputetë të Vetëvendosjes si dhe deputeti nga pakicat, Elbert Krasniqi që bën pjesë në Grupin parlamentar të LVV-së, një ditë më parë i janë drejtuar me një kërkesë në Kushtetuese, për interpretim të vendimit të presidentit, për dekretim të kandidatit të LDK-së për mandatar, pasi sipas tyre është shkel Kushtetuta.

VV e kanë argumentuar këtë edhe duke përmendur letrat që Thaçi i ka dërguar kreut të LVV’së, Albin Kurtit si lideri i partisë së parë të dalë nga zgjedhjet e gjashtë tetorit.

Në kërkesën e VV po ashtu si referencë është marrë Kushtetuta e Kroacisë, e Sllovenisë, e Gjermanisë, Greqisë, Serbisë dhe Shqipërisë.

Faqja e parë e dokumentit, të plotë mund ta shkarkoni më lartë

Ndërkaq, sot në orët e mëngjesit Gjykata Kushtetuese ka bërë të ditur se është e përkushtuar që në përputhje me përgjegjësitë dhe me funksionin e saj kushtetues këtë lëndë ta trajtojë me urgjencë dhe prioritet.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka pranuar të enjten, më 30 prill 2020, rreth orës 17:00, një kërkesë të parashtruar nga 30 deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, përmes së cilës kërkohet vlerësimi i kushtetutshmërisë së Dekretit nr. 24/2020, të datës 30 prill 2020, të Presidentit të Republikës së Kosovës. Përveç kësaj, në kërkesën e parashtruar, deputetët parashtrues kanë kërkuar nga Gjykata edhe vendosjen e masës së përkohshme për pezullim të zbatimit të Dekretit në fjalë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version