1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kërkesa e Rizvanolli për izolim të shtëpive kushton deri në 11 mijë euro

Autoritetet e Kosovës në vazhdimësi u kanë bërë thirrje qytetarëve të vendit që të kursejnë energjinë elektrike, sidomos gjatë muajve të dimrit, në mënyrë që niveli i reduktimeve të energjisë të ulet.

Më 29 shtator, ministrja e Ekonomisë e Qeverisë së Kosovës, Artane Rizvanolli, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka folur për masat e kursimit që ka ndërmarrë Qeveria, por edhe të mbështetjes së qytetarëve që nuk kanë mundësi të përballojnë shpenzimet e energjisë elektrike. Ajo ka ripërsëritur kërkesën ndaj qytetarëve për kursim të energjisë elektrike.

Për më shumë, ajo u ka sugjeruar familjeve kosovare “që të bëjnë izolimin e shtëpive para se të fillojnë temperaturat e ulëta”.

Kjo deklaratë ka ngjallur komente të ndryshme, mbështetëse dhe kundërshtuese, por edhe shaka të qytetarëve të Kosovës në rrjetet sociale.

Por, sa kushton izolimi i një shtëpie mesatare, muret e së cilës arrijnë deri 400 metra katrorë?

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar kompaninë “Përparimi SHPK”, e cila merret me shitjen e materialit ndërtimor dhe izolues.

Endrit Krasniqi nga kjo kompani, thotë se çmimet që përfshijnë materialin, por edhe mjeshtërinë për izolimin e një shtëpie të tillë, varen nga kualiteti i materialit izolues.

“Për një shtëpi mesatare, izolimi i mirë kushton diku 8.000 euro, më shumë ose më pak. Mesatarja, për 400 metra katrorë, bëhet rreth 10.000 euro. Në qoftë se izolimi me stiropor bëhet 7 deri 8.000, izolimi me lesh të gurit bëhet rreth 11.000 euro”, shpjegon Krasniqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img