Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka sugjeruar që prokuroria të vizitojë zyrën e tij për të marrë dëshminë. Ajo ka shprehur shqetësim mbi këtë mendësi, duke e cilësuar si të tmerrshme dhe të papranueshme.
Në një intervistë për Rubikon në Klan Kosova, Kica-Xhelili theksoi se një person që nuk ka asgjë për të fshehur duhet të jetë i gatshëm të japë dëshminë. Ajo shtoi gjithashtu se kryeministri, ashtu si çdo qytetar tjetër i Kosovës, duhet të jetë i barabartë para ligjit, dhe se askush, përfshirë zyrtarët publikë, nuk ka imunitet për veprat penale.
“E para, kur nuk ke se çfarë fsheh, shkon”; “E dyta, kryeministri i vendit para ligjit është i barabartë me çdo qytetar të Republikës së Kosovës”; “E treta, nuk ka imunitet nga veprat penale të asnjë zyrtari publik, asnjë personi në politikë”
“Kushdo po të ishte në vendin e tij, nuk ka rëndësi për kë po flasim, dhe mendon që duhet ta neutralizojmë një mentalitet ku është e pranueshme për një prokuror me shku në zyrë, duhet të gjithë ta kuptojmë sa e tmerrshme është si mendësi. Sespe kjo mendësi i bie që unë të kontrolloj ty, e jo ti mu”- tha Kica-Xhelili