1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Kërkesa e Kurtit për heqjen e masave, Haliti: Ai e di që masat nuk hiqen me lutje, nuk do të ketë lëvizje pozitive pa i kryer detyrimet që kërkohen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen qëndroi sot në Prishtinë, ku u prit në takim nga presidentja Osmani. Nga aty, ajo tha se duhet të punohet edhe më shumë që Bashkimi Evropian të heqë masat ndëshkuese që ka vendosur ndaj Kosovës.

Pas takimit me presidenten, presidentja e KE-së, takoi edhe kryeministrin Albin Kurti. Kurti ka bërë të ditur se ka theksuar rëndësinë e dorëzimit të pyetësorit për anëtarësim dhe heqjen e menjëhershme të masave të BE-së.

Deputeti nga radhët e PDK-së thotë se Kosovës i duhet një angazhim maksimal që ti bind shtetet e BE-së për heqjen e masave ndaj Kosovës.

Sa i përket kërkesës së kryeministrit Kurti për heqjen e masave të BE-së, Haliti thotë se ai e din që ato masa nuk hiqen as me lutje dhe as me urdhëra.

Tutje ai thotë se që të hiqen masat ndaj Kosovës është një proces i stërmundimshëm, ku shton se pa i kryer detyrimet që BE ia kërkon Kosovës nuk do të ketë lëvizje pozitive në këtë drejtim.

“Në vazhden e vizitave në të gjitha vendet e Ballkanit Përendimorë, shkelqësia e saj Von der Leyen, erdhi edhe në Kosovë, për të biseduar me përfaqësuesit më të lartë të shtetit të Kosovës. Me të gjitha vendet ka trajtuar tema të ndryshme, sipas problematikave dhe detyrimeve që secili vend ka dhe detyrave të shtëpisë që duhet ti kryejnë, për t’ia arritur qëllimit të për tu bërë anëtarë të Bashkimit Evropian. Kosova përveç detyrimeve e që kryesorja është çbllokimi i bisedimeve për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit e Ohrit, duhet ta dërgoj projektstatutin në Gjykaten Kushtetuese, por edhe duhet angazhim maksimal për ti bindur Shtetet e BE për heqjen e Masave ndaj Kosovës. Kërkesa e Kurtit për heqjen e masave, të cilën kërkesë e bëri publike, edhe pse ai mirë e dinë që ato nuk hiqen as me lutje por as me urdhëra. Për tu hequr masat (sanksionet) ndaj Kosoves është një proces i stermundimshëm. Secili Vend i BE veç e veç duhet të miratoj heqjen e masave e pastaj në emër të BE vendoset heqja e tyre. Pa i kry detyrimet që BE ia kërkon Kosovës nuk e besoj që do ketë lëvizje pozitive në ketë drejtim”, përfundoi Haliti për GazetaBlic.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img