Kryeministri Albin Kurti tha se vendimi i Serbisë për të lejuar targat RKS në territorin e saj është një përpjekje për të ulur kritikat e Perëndimit për zgjedhjet e parregullta dhe refuzimin zyrtar për të mos e zbatuar Marrëveshjen Bazike me Kosovën.
Kurti tha se Kosova do ta bëjë të njëjtën pasi që policia kufitare e vërteton që Serbia po e zbaton këtë vendim të plotë.
“Vendimin tonë të barasvlefshëm si çështje e marrëdhënieve reciproke ndërshtetërore do ta marrim sapo që policia jonë kufitare do të dokumentojë dhe vërtetojë që Serbia po e zbaton të plotë dhe pa pengesa vendimin e saj”, tha Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë.
Kurti tha se targat u përdorën nga Serbia për të destabilizuar veriun e Kosovës dhe tha se vendimi tash nuk u ndërmor për hir të normalizimit të marrëdhënieve, por për pushtetin aktual të Serbisë.
Kjo deklaratë e Kurtit vjen pas kërkesës se BE-ja tani pret që Kosova të përgjigjet në mënyrë të ngjashme.
Si përpjekje për të ulur kritikat nga komuniteti ndërkombëtar për Serbinë pas parregullsive dhe mashtrimeve në zgjedhjet atje. Targat në Kosovë në shtator të vitit 2021 përdoreshin edhe për të kërcënuar Kosovën edhe përmes MIG+29 dhe duke tentuar destabilizim në veri të vendit nëpërmjet 16 barrikadave. Kurse në dhjetor sivjet, po përdorën për të ulur preisonin nga Perëndimi demokrati, BE dhe SHBA, mbi Serbinë për zgjedhjet jodemokratike dhe për të mbuluar refuzimin zyrtar të Marrëveshjes Bazike që ka bërë letra e Bërnabiqit drejtuar Këshillit Europian më 13 dhjetor dhe për të maskuar dështimin e tyre në Banjskë. Kështu duhet të lexohet ky hap i Serbisë që më shumë se konstruktivitet dhe hap drejt normalizimit është një manovër e radhës jo për hir të shtetit serb, kurrsesi për atë të Kosovës, por për hir të pushtetit në Beograd”. /Express/