Site icon PrishtinaPress

Kërcet grushti në familjen pejane: Vëllezërit rrahen mes vete, nga spitali përfundojnë në Polici

Konfliktet në familjet kosovare janë mjaft të shpeshta dhe jo rrallëherë këto raste kanë përfunduar në Polici.

Mosmarrëveshjet për prona, paratë e arsye të ndryshme janë motivet që i shtyjnë baballarët, vëllezërit e motrat që të përshihen në përleshje të ndryshme.

Një incident i tillë ka ndodhur edhe dje, në një familje në rrugën “Bekir Adem Gjuka” në Pejë dhe këtë herë janë të përfshirë dy vëllezër.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti është denoncuar në Polici nga dikush prej familjes së të dyshuarve, me ç’rast u kuptua se dy vëllezërit janë përleshur mes vete, duke sulmuar njëri-tjetrin fizikisht, për motive akoma të panjohura.

Si rezultat i denoncimit, dy palët janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre para hetuesve policorë dhe kanë rrëfyer në detaje se si ndodhi rasti në shtëpinë e tyre.

Pas përfundimit të procedurave policore, ndaj të dyshuarve, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarve dhe inicimin e rastit nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”./PrishtinaPress/

Exit mobile version