Site icon PrishtinaPress

Kërcënonte me sëpatë gjatë një aktiviteti sportiv, gjakoset derisa e qëllojnë me karrige në fytyrë

Aktiviteti sportiv që ishte planifikuar të zhvillohej në Warwickshire të Anglisë, është anuluar pasi të pranishmit kanë nisur të përleshen dhunshëm mes vete.

Brendia e qendrës është dëmtuar rëndë, si pasojë e pjesëmarrësve, që hidhnin gjësende të ndryshme, që pa filluar ndeshja e boksit në ring, transmeton Telegrafi.

Në mesin e tyre, ishte edhe një adhurues sportiv që u bë i dhunshëm dhe kërcënonte me sëpatë, por atë e ngujuan prapa një banaku dhe e gjakosën keq, pasi i hodhën në fytyrë karrige dhe gjësende tjera të forta.

Motivet e nisjes së zënkës ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa në të janë përfshirë grupe të ndryshme rivale, që  raportohet se ishin edhe nën ndikimin e alkoolit.

Derisa nuk është bërë e ditur për numrin e të arrestuarve, është thënë se të lënduarit po trajtohen në spital dhe asnjëri nuk është në gjendje të rëndë. /Telegrafi/

Exit mobile version