3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Kërcënon “komandanti i çetnikëve” në Serbi: Po i çlirojmë trojet historike të Rusisë, pastaj me ushtri do të vazhdojmë deri në Kosovë

Serbi që para një kohe mori pjesë në fjalimin e Vladimir Putinit, Bratislav Zhivkoviq, e që njihet edhe “komandanti i lëvizjes së çetnikëve” në Serbi, në llogarinë e tij në Facebook, ka lënë një mesazh kërcënues për Kosovën.

Në postimin e tij të fundit, Zhivkoviq ka thënë se janë duke I çliruar trojet e rusisë për të vazhduar më pas në Kosovë.

“Po i çlirojmë trojet historike të Rusisë, pastaj me ushtri do të vazhdojmë deri në Kosovë. Nuk ka Serbi pa Kosovë”, ka shkruar ai.

Zhivkoviç ka qenë në “gjendje gatishmërie” që nga tetori i vitit të kaluar, kur Rusia filloi dislokimin e forcave të saj përgjatë kufirit me Ukrainën.

Në Facebook, Zhivkoviq thekson se ai është “i vetmi komandant serb që organizoi bataljonin çetnik dhe e dërgoi në Krime në vitin 2014”

Zhivkoviç ishte përfshirë në një hetim në Serbi në vitin 2018, për shkak se ndaj tij dyshohej se kishte organizuar pjesëmarrjen e personave të tjerë në një fushëbetejë të huaj.

Ai u arrestua në gusht 2018 dhe Prokuroria pezulloi hetimet ndaj tij në prill 2019.

Pra, për shkak të pjesëmarrjes së tij në luftëra të huaja, që është e ndaluar me ligj në Serbi, ai nuk u përgjigj kurrë.

REL e ka kontaktuar atë, një ditë para fillimit të mësymjes ruse në territorin e Ukrainës së pavarur.

Sipas tij, shumë qytetarë serbë, që kanë shkuar në Donetsk dhe Lugansk në vitin 2014 dhe 2015 për të luftuar, aktualisht ndodhen në vend.

“Shumë serbë tashmë janë martuar atje, kanë fëmijët dhe familjet e tyre”, thotë Zhivkoviç.

Në Serbi, nga është Zivkoviç, zyrtarët nuk i dënuan lëvizjet e Rusisë, duke e bërë vendin të vetmin në llojin e tij në Evropë.

Zivkoviç, i cili është i njohur për publikun që nga viti 2014, kur doli vullnetar për të luftuar në anën e separatistëve, nuk ka asnjë dilemë.

“Nuk kam aspak dyshim se vullnetarë nga Serbia do të vijnë normalisht, nga Republika Srpska (entiteti i BeH), Mali i Zi dhe nga Maqedonia e Veriut për t’iu bashkuar luftës kundër agresionit të ushtrisë ukrainase”, thotë Zhivkoviç.

Sipas informacioneve të tij, kjo ende nuk ka ndodhur.

Cilat janë të dhënat zyrtare për nisjet drejt Ukrainës?

Sipas vlerësimeve të Ambasadës së Ukrainës në Serbi, nga dhjetori 2018, më shumë se 300 qytetarë u larguan nga Serbia për të luftuar në anën pro-ruse, në konfliktin që ka marrë rreth 14 mijë jetë deri më tani.

Pjesëmarrja dhe organizimi i pjesëmarrjes në luftë në shtetin e huaj në Serbi është vepër penale që nga fillimi i aplikimit të ndryshimeve në Kodin Penal të Serbisë nga viti 2014, me dënime të kërcënuara deri në dhjetë vjet burg.

Për pjesëmarrjen në luftën në Ukrainë nga ana e partive pro-ruse në periudhën 2015-2018, në Serbi janë dhënë 32 dënime. Dënimet ishin kryesisht të buta.

Një person u dënua në vitin 2021 për organizimin e një udhëtimi në fushën e betejës në Ukrainë dhe dënimi është gjashtë muaj burg në shtëpi.

Më 21 shkurt, presidenti rus Vladimir Putin njohu pavarësinë e rajoneve separatiste të Donetsk-ut dhe Luhansk-ut në Ukrainën Lindore dhe miratoi dërgimin e trupave në zonë.

Të dy rajonet kufizohen me Rusinë dhe kanë qenë nën kontrollin e mbështetur nga Rusia që nga viti 2014. Kjo njohje ruse provokoi reagime të ashpra dhe sanksione nga vendet perëndimore.

Situata është e ndryshme krahasuar me 2014 dhe 2015

Aleksandar Radiç, redaktor i Rrjetit të Sigurisë Ballkanike dhe analist ushtarak nga Serbia, vlerëson se është e pritshme që individë nga Serbia të shkojnë sërish në frontin në Ukrainë.

“Ne kemi një rusofili të fortë në popullin serb, pastaj ka njerëz që, të motivuar nga një kombinim i emocioneve dhe aventurizmit të tyre, vendosin të shkojnë diku”, thotë Radiç.

Megjithatë, ai tregon se situata me vullnetarët tani është më ndryshe, krahasuar me vitin 2014 dhe 2015.

“Tani që ushtria ruse është formalisht e pranishme atje, një skenar i mundshëm lufte nënkupton angazhimin e forcave të rregullta ushtarake ruse dhe në këtë kontekst mendoj se roli i mundshëm i të ardhurve nga jashtë është i margjinalizuar.

Ai shton se kjo mund të jetë pengesë edhe në kuptimin politik.

“Mund të jetë një barrë politike për çdo vend nga vijnë këta luftëtarë.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img