0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Kërcënon Haxhiu: Situata do të dal jashtë kontrollit e përgjegjës do të jenë Mustafa, Thaçi e Veseli

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se procedimi I marrëveshjes për Demarkacion në Kuvend nga ana e Qeverisë së Kosovës, është tradhti ndaj kombit, demokracisë, vullnetit të qytetarëve dhe fakteve.
Këto komente Haxhiu i bëri përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:

Qeveria në orët e hershme të mëngjesit, ka proceduar në Kuvend marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi edhe përkundër fakteve që dje pas argumenteve të profesoreve dhe eksperteve edhe njëherë u dëshmua se me marrëveshjen e nënshkruar nga Thaçi, Malit të Zi janë falë mbi 8200 ha!
Procedimi i kësaj marrëveshje është tradhëti ndaj kombit, demokracisë, vullnetit të qytetarëve dhe fakteve!
Është tashmë evidente që situata do të dal jashtë kontrollit dhe për këtë do të mbahen përgjegjës Mustafa, Thaçi e Veseli!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img