4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Kërcënon Gruevski, thotë se partia e tij mund të mos i pranojë rezultatet e zgjedhjeve

Partia e Nikolla Gruevskit, VMRO, nuk do të merr pjesë në rivotim dhe nuk do të pranojë rezultatin zgjedhor nëse gjykata kushtetuese vërteton vendimet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).

“Para pak çastesh mbajti mbledhje kryesia e VMRO dhe morëm vendim që sonte do e lexoj dhe të dëgjojnë të gjithë ata që sytë i kanë kah Maqedonia”., kështu ka thënë në fjalimin e tij lideri i VMRO Nikolla Gruevski para të pranishmëve në KSHZ.
“KSHZ ka miratuar vendime që luhasin qëndrimin e popullit, puna e saj u bë parodi, kemi informacione edhe të përzierjes së përfaqësuesve të huaj në punën e tyre që të ndikojnë tek disa anëtarë, e disa përfaqësues të pavarur në fakt nuk janë të pavarur”, ka thënë Gruevski, transmeton Zhurnal.
Gruevski ka thënë se bëjnë thirrje që të mos i bëhet presion gjykatës administrative “por në rast se i vërteton vendimet e KSHZ, VMRO nuk do të merr pjesë në rivotim dhe nuk do të pranojë rezultatin”, ka thënë Gruevski.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img