-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kërcënoi me jetë gruan e tij, Gjykata e dënon me 1 vit e tre muaj burgim

Gjykata Themelore në Gjakovë e ka shpallur fajtor A.Gj dhe i ka shqiptuar dënim prej një vit e tre muaj për veprën penale “Kanosja”.

Gjykata ka njoftuar se A.Gj ka kërcënuar me jetë bashkëshorten e tij, me të cilën kanë tre fëmijë.

I njëjti, i ishte drejtuar viktimës me fjalët “…kam me të vra”, derisa kishte nxjerrë një armë/shkrepës nga gjepi i tij, sipas Gjykatës.

“I pandehuri A.Gj., akuzohet se “më datën 26 maj 2024, rreth orës 18:30 në fshatin O. H., Komuna Gjakovë, brenda marrëdhënies familjare, seriozisht e kanosë të dëmtuarën/bashkëshorten e tij Xh.Gj., me të cilën është i martuar dhe ka 3 fëmijë të përbashkët, në atë mënyrë që pas problemeve të vazhdueshme në mes të dëmtuarës me të pandehurin, ditën kritike, e dëmtuara kishte shkuar tek familja e prindërve të saj për qëndrim, me ç’rast i pandehuri shkon aty, ku me ta takuar të dëmtuarën i drejtohet me fjalët “ hajde se duhet mu marr vesh”, e dëmtuara refuzon duke i thënë se nuk kam çka merrna vesh me ty, me pas i pandehuri e kanosë me fjalët “se kam me të vra” dhe nga brezi nxjerr mjetin armën/shkrepës e duke e mbajtur në drejtimin e të dëmtuarës i drejtohet përsëri me fjalët kanosëse “ kom me të myt ty dhe vëllain tuaj”, për çka tek e njëjta shkakton frikë dhe panik.” – thuhet në komunikatë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img