Site icon PrishtinaPress

Kërcënohet pasi e zë hajnin duke vjedhur në Prishtinë

Të mërkurën një person në Prishtinë ka raportuar se në lokalin e tij kishte kapur në flagrancë hajnin duke vjedhur gjësende të ndryshme, si dhe i njëjti e kishte kanosur.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, raporton Klan Kosova.

“Prishtinë 08.11.2023, 17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në lokalin e tij kishte kapur ne flagrance duke vjedhur gjësende të ndryshme si dhe i njëjti e kishte kanosur. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Exit mobile version