Site icon PrishtinaPress

Kërcënohet ministrja Albulena Haxhiu, arrestohet personi i dyshuar

Zyrtarët shtetërorë, duke përfshirë edhe pozita të larta shpeshherë kanë qenë cak i kërcënimeve nga persona e grupe të ndryshme dhe për pasojë kanë kërkuar ndihmë e mbrojtje nga Policia. Për një rast të tillë tashmë ka nisur hetimet Prokuroria Themelore në Prishtinë, pas denoncimit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se Haxhiu ka qenë cak i kanosjes nga një person, I cili dyshohet se e ka kërcënuar përmes rrjetit social “Instagram”.

Posa Policia është vënë në dijeni për rastin, ka arritur që ta arrestojë ta identifikojë të dyshuarin dhe i njëjti është arrestuar gjatë ditës së sotme.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me veprën me të cilën ngarkohet dhe motivin që e ka shtyrë për kërcënimin e ministres Haxhiu.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Kanosje”.

Exit mobile version