Site icon PrishtinaPress

Kërcënohet me jetë gjyqtarja e Tiranës, kërkon mbrojtje nga KLGJ

Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Arnisa Këlliçi, është kërcënuar me jetë nga një person anonim.

Vetë gjyqtarja e cila i është drejtuar me kërkesë për mbrojtje Këshillit të Lartë të Gjyqësorit thotë se kërcënimi i ka ardhur nga një letër anonime.

Në shkresën që ajo i ka drejtuar KLGj-së i vë në dijeni se letra e kërcënuese i ka ardhur këtë të shtunë, kur data shënon 20.01.2024.

Kërkesa e gjyqtares:

Të nderuar!

Para pak ditësh më është bërë me dije nga Kancelari i kësaj Gjykate që kundrejt meje, gjyqtares Arnisa Këlliçi, ka patur një kërcënim me jetë.

Për këtë fakt unë nuk kam prova, por më është bërë me dije se ka një kallëzim të depozituar nga ana e Kancelarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Sot më datë 20.01.2024, më ka ardhur një letër kërcënuese, që me aq sa mund të deshifroj përmban kërcënime për mua, fëmijët e mi dhe familjen time.

Unë nuk mund të atestoj në asnjë moment për vërtetësinë e kësaj letre.

Thënë kjo, për çdo eventualitet, unë kërkoj një mbrojtje të posaçme, për aq sa ju e shihni të nevojshme.

Exit mobile version