Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja Jeta Xharra, në emisionin e saj në RTK.
Ajo ka thënë se Surdulli, i cili është kryetar i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, duhej të ishte sot pjesë e emisionit të saj për të folur për ndërtimet e egra me leje në Prishtinë, por e ka anuluar praninë e tij, për shkak se ka shkuar t’i lajmërojë kërcënimet që ka marrë.
Javën e kaluar, Surdulli kishte kritikuar Ahmetin se po e shkatërron kryeqytetin.