Site icon PrishtinaPress

Kërcënohet ish anëtari i Këshillit Prokurorial Agron Beka, arrestohet i dyshuari

Ish anëtari i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Agron Beka i shkarkuar para disa ditësh, së fundmi ka qenë cak i kanosjes dhe për pasojë ka kërkuar ndihmën e Policisë, duke e denoncuar rastin.

Personi që dyshohet se e kërcënoi Bekën ka përfunduar në prangat e Policisë, ndërkohë që tashmë kanë nisur hetimet.

Sipas burimeve të sinjalit, Beka, i cili është edhe profesor universitar në Universitetin e Mitrovicës është kërcënuar seriozisht nga një person, përmes rrjetit social ‘Facebook’, pas publikimit të pasurisë së tij.

Sipas informacioneve të para, bazuar në dëshminë e Bekës, i dyshuari (emër i njohur për redaksinë) e ka kanosur me fjalët “Ky don plumb në gojë…”.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka siguruar prezencën e të dyshuarit, i cili është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, me ç’rast ka dhënë deklaratën e tij për rastin.

Exit mobile version