Site icon PrishtinaPress

Kërcënohet Albin Kurti – reagon Vetëvendosje

Të premten është kërcënuar me jetë përmes rrjetit social Facebook, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

Një person me emrin e Facebook-ut, Daniel Arianitti, thënë se jep dëmshpërblim prej 10 milionë eurove në këmbim “të kokës së Albinit”.

Ai e ka krahasuar Kurtin me ish-liderin e Kubës, Fidel Castron.

“10 milion euro kush ma sjell kokën e Albinit, Fidel Castros, psikopatit shqiptar”, ka shkruar ai në Facebook.

Kërcënimin ndaj Albin Kurtit e ka denoncuar në polici  Lëvizja Vetëvendosje.

Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, ka thënë se lënda është në duart e “organeve të hetuesisë e rendit”.

Në një shkrim në Facebook, Manxhuka u bëri thirrje aktivistëve të LVV-së të mos merren privatisht me kërcënuesin.

“E di që shumë prej jush e keni marrë me shumë seriozitet një kërcënim të një personi që kishte bërë ndaj Albinit në FB, por nuk është zgjidhje që privatisht e personalisht të merreni me të, madje s’do të duhej”, ka shkruar Manxhuka në reagimin e tij.

Exit mobile version