Site icon PrishtinaPress

Kërcënohen dy gazetarë në Obiliq

Dy gazetarë kanë raportuar në Polici se janë kanosur nga një person përmes telefonit.

Rasti ka ndodhur të shtunën në Obiliq rreth orës 18:05.

“Dy ankues, një femër dhe një mashkull (gazetarë) kosovar, kanë informuar se për deri sa ishin në vendin e punës, janë kanosur përmes telefonit nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin e policisë.

Sipas ankueseve, kanosja ka ndodhur për arsye personale dhe nuk lidhet me profesionin e tyre. Rasti është duke u hetuar.

Exit mobile version