3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Kërcënimi i Macron për vizat, Shasha: Pjesë normale e lojërave dhe negociatave politike

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka folur mbi deklaratën e fundit të presidentit francez Emmanuel Macron se politika e vizave do të rishikohet nëse Kosova dhe Serbia nuk sillen me përgjegjësi.

Shasha ka thënë se kjo deklaratë e tij është pjesë e lojërave politike dhe se pezullimi i liberalizimit të vizave është akt ekstrem që merret në raste ekstreme. Ai thotë se Kosova nuk është në këtë gjendje.

Për shembull Rusisë iu pezullua vetëm pasi që pushtoj Ukrainën. Vanautusë iu pezullua vetëm pasi që refuzoi me kokëfortësi të ndalë skemën e “pasaportave të arta”. Serbisë nuk iu pezullua liberalizimi përkundër që u shndërrua në portën kryesore të migrimit ilegal në BE.  Çfarë dua të them është se standardi i pezullimit te liberalizimit të vizave është shumë shumë i lartë. Ne sot jemi shumë larg këtij standardi”.

Shasha thotë se Macron e ka bërë këtë paralajëmrim veç nëse vjen ndonjë situatë ekstreme.

“Nga ana tjetër Presidenti Macron nuk ka thënë asgjë të re. Konteksti i fjalimit të tij ka të bëjë me sigurinë e Ballkanit. Ky ishte fjalimi vjetor para ambasadorëve francezë në botë dhe fjalimi ishte fokusuar në pikat neurologjike të botës. Rrjedhimisht ai aty flet 10 sekonda për Ballkanin dhe vetëm në kuptimin e gjësë më të rëndësishme: sigurisë, stabilitetit dhe paqes. Prandaj ai paralajmëron se në raste ekstreme të kërcënimit të sigurisë në Ballkan, patjetër që edhe liberalizimi i vizave mund të pezullohet. Kjo nuk është risi. Por ne sot jemi shumë larg këtij skenari, prandaj përderisa plotësisht mirëkuptoj ankthin që kemi nga kjo puna e vizave, duhet të flemë qetë duke ditur se asgjë në BE nuk ka ndryshuar sa i përket kësaj çështje”.

Ai thotë se kjo çështje duhet të merret seriozisht vetëm kur flet Komisioni Europian.

“Për mua rregulli i artë sa i përket pezullimit të liberalizimit të vizave është ky: mos merrni seriozisht asgjë deri sa nuk dëgjoni Komisionin Evropian duke folur për të. Deri atëherë çdo gjë që dëgjoni është pjesë normale e lojërave dhe negociatave politike”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img